Politika e NATO-s ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar, ajo është e vazhdueshme, por dy vitet e fundit ka ndodhur progres i caktuar në rajon, për shkak se Aleanca duhet dhe në mënyrë adekuate të përgjigjet në aspiratat e shteteve për integrim në unionin ushtarak-politik. Një shembull i tillë për vendin, i cili ka bërë hap të madh është Maqedonia e Veriut.
Këtë e porositi nëpunësit i lartë për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor në Sektorin për diplomaci publike të NATO-s, Robert Pëshçel në një intervistë për European Western Balkans.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, e cila pritet edhe zyrtarisht të bëhet anëtare e Aleancës deri në fund të vitit, duhet të ndahet si shembull i jashtëzakonshëm.
Pëshçel theksoi se siguria e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për sigurinë e Evropës, ky është proces i pandashëm. Ai shtoi se për NATO-n nuk ka dyshim se rajoni është nga rëndësia strategjike dhe theksoi se nuk duhet të harrohen ngjarjet në rajon nga fundi i shekullit të kaluar dhe se nuk guxon të lejohet destabilizim i tij ti sërishëm.
Lidhur me rrëfimet se Rusia bën tentime për ta penguar integrimin e rajonit në NATO, Pëshçel thotë se NATO-ja ka pozita të pastra – niset nga ideja që rajoni ta shohë me prosperitet, stabil, me ardhmëri stabile, ekonomi të zhvilluar, pa konflikte.
Ai theksoi se vendet e rajonit i kanë aspiratat e njëjta për integrim në BE dhe në NATO, por shtoi se nuk ka një model për të gjithë dhe ky proces bazohet në mënyrë vullnetare, vendet vetë e zgjedhin rrugën.
Sipas tij, NATO-ja dëshiron bashkëpunim të mirë me të gjithë vendet e rajonit, në pajtim me dëshirat e tyre dhe e mbështet bashkëpunimin e tyre me të gjitha shtetet tjera, nëse ai është pozitiv dhe nuk ndikon ndaj minimit të stabilitetit rajonal.