Zvicra mbështetje Kuvendit të Maqedonisë

Zvicra do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në përforcimin e kapaciteteve të shtëpisë ligjvënëse.

Marketing

Në mënyrë solemne në ambientet e Kuvendit u shënua edhe fillimi i projektit “Programi për mbështetjen parlamentare” që do të financohet nga Ambasada zvicerane do të kushtojë rreth 11 milion franga, ndërsa do duhet të implementohet deri në vitin 2029 nga ana e Institutit Nacional Demokratik.

“Dhjetë vite mund të duken si një periudhë tepër e gjatë në një jetë, por kur bëhet fjalë për ndryshime të vërteta dhe themelore në sistemin e punës të një institucioni, siç është shtëpia jonë ligjvënëse, ato janë vetëm një copëz e vogël e një loje të madhe të bashkimit të pjesëve. Me fillimin e këtij bashkëpunimi parashtruam para vetes qëllime të larta të cilat dëshirojmë t’i realizojmë”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Ne e konsiderojmë pronën parlamentare, vendimmarrjen e konsensusit, paanshmërinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë si principe të cilat kanë rëndësi të veçantë, ndërsa ndër të tjera do të udhëheqin edhe bashkëpunimin tonë të mëtejshëm. Qëndueshmëria dhe buxheti prej 11 milion frëng zvicerane janë indikatorë për nxitje të një zhvillimi të qëndrueshëm në realizimin e qëllimeve strategjike të Kuvendit tuaj”,- tha ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tejeada.

Duke pasur parasysh kapacitetet e Institutit Nacional Demokratik që do të implementojë projektin, kreu i Kuvendit, Xhaferi, u shpreh i bindur në suksesin e këtij projekti, marrë parasysh potencialin që ka kjo organizatë në përforcimin e kapaciteteve të pashfrytëzuara të shtëpisë sonë ligjvënëse.