Futbollisti shqiptar i Liverpoolit Xherdan Shaqiri sot ka një ditë të veçantë sa i përket karrierës së futbollistë.
Pikërisht sot një vit më parë ai u transferua nga Stok te Liverpooli. Skuadra e Liverpoolit ka kujtuar sot Shaqirin derisa ka thënë se prurja e tij ka qenë një vendim tejet i qëlluara, shkruan Zëri.info.
Shaqiri te Liverpooli ka shënuar plot 6 gola, ndërsa padyshim në mendjen e të gjithëve mbesin ato ndaj Manchester Unitedit ku shënoi dy për ti dhënë një fitore të madhe Liverpoolit
Shaqiri u fol për një mundësi largimi nga skuadra “The Reds”, por duket se gjithçka është vetëm në formën e spekulimeve pasi Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ai.