Konsumi i pijeve me sheqer, përfshirë edhe lëngun e frutave 100 për qind, mund të rrisë rrezikun e kancerit.
Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Sorbonës në Paris, që kanë monitoruar konsumin e ushqimit dhe pijeve në më shumë se 101 mijë të rritur mes vitit 2009 dhe 2017.
Sidoqoftë, ata thonë se pasojat e pijeve me sheqer tek obeziteti dhe diabeti i tipit 2 janë të provuara dhe lidhja direkte me rrezikun e kancerit nuk është aq e studiuar.
Sidoqoftë, kërkuesit, në studimin e publikuar në British Medical Journal, thonë se konsumi i pijeve me sheqer është në mënyrë domethënëse i lidhur me rrezikun e kancerit. Ekipi i ka përcaktuar pijet me sheqer si pije që përmbajnë më shumë se 5 për qind karbohidrate, duke përfshirë pijet e lehta, shurupet, ato energjike etj, si edhe lëngun 100 për qind të frutave. Ata zbuluan se 100 ml pije me sheqer në ditë e rrit rrezikun e kancerit me 18 për qind, por pijet e sheqerosura artificialisht nuk lidhen me një rrezik të shtuar të kancerit.
Nga 2193 rastet e kancerit të regjistruara gjatë studimit 693 ishin kancer gjiri, 291 kancer prostate dhe 166 kolorektale. Mosha mesatare e të diagnostikuarve me kancer ishte 58.5 për qind.