Tragjedia në Llaskarcë, anti-korrupsioni heton veprimet e institucioneve

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit edhe zyrtarisht ka filluar të hetojë mënyrën e veprimit dhe punën e institucioneve kompetente që merren me zbardhjen e aksidentit tragjik në Llaskarcë, ku jetën e humbën 16 persona ndërsa 35 të tjerë mbetën me lëndime të rënda.

Marketing

Anëtari i këtij komisioni Shemshi Sallai ekluzivisht për “Intervistën javore” thotë se veçmë janë dorëzuar kërkesat e para deri tek institucionet përkatëse për të parë nëse institucionet kanë bërë lëshime në zbardhjen e këtij rasti tragjik.

“Lënda u përpilua, dhe janë dërguar kërkesat për grumbullimin e informacioneve deri tek institucionet përkatëse. Bëhet fjalë për një lëndë nga të përfolurat se ka dyshime nën ndikim të disa procedurave në kuptimin e saj të kryerjes së ekspertizave rreth ngjarjes së autobusit dhe rreth përpilimit të aktakuzës për personat të dyshuar, mirëpo në këtë moment jemi në grumbullimin e sipër të informacioneve dhe nuk mund të japim më tepër infomracione deri ku është rasti dhe çfarë kemi hetuar deri tani, për shkak se nuk dum të ndikojmë në procedurën gjyqësore”, u shpreh anëtari i KSHPK-së, Shemshi Sallai.

Komisioni për Anti-korrupsion heton edhe gjendjen financiare të kryetarit të gjykatës supreme Jovo Vangellovski ndërsa grumbullohen informacione edhe për punësimin e nipit të ish-kryetarit të gjykatës themelore Shkupi-1Vladimir Pançevski.

Ende nuk dihet nëse ky komision do të hapë lëndë të re për rastin e Dragi Rashkovskit, pasi që akoma janë në pritje të informacioneve të nevojshme, thekson Sallai.

“Ne si komision nuk kemi hapur lëndë direkte për sekretarin gjeneral të qeverisë Dragi Rashkovskin për momentin jemi duke pritur disa informacione ku është pozicioni i tij në lidhje me tenderin e hapur, ku e dim se ai është hapur brenda vitit 2016, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në fund të vitit 2018, kurse ne pasi që do ti grumbullojmë të gjitha informacione të nevojshme do të vendosim nëse do të hapim ose jo lënd të re për këtë rast”,theksoi Sallai.

Nga Anti-Korrupsioni premtojnë se pa marrë parasysh numrit të madh të lëndeve të hapura, për gjitha pritet epilog përfundimtar.