Aeroporti i Prishtinës vitin e kaluar kishte shënuar rekord, ku brenda një dite i kishte shërbyer 14 mijë e 390 udhëtarëve.
Ndërsa aeroporti i Frankfurtit që është i lidhur me atë të Prishtinës këtë vit shënoi rekord të ri për udhëtarë brenda një dite.
Me 30 qershor, aeroporti i Frankfurtit i kishte shërbyer 241 mijë e 228 udhëtarë.
Vetëm gjatë muajit qershor në këtë aeroport kishte 46 mijë ulje ngritje të aeroplanëve.
Nëse nxirret një mesatare atëherë i bijë që 64 lëvizje të aeroplanëve brenda një ore.
Aeroporti i Frankfurtit njihet si njëri nga aeroportet më të frekuentuara në botë./