Aktivizimi i vatrave të zjarrit sidomos gjatë sezonit të verës janë të shumta, madje në pjesën dërrmuese prej tyre shkaktar kryesor është njeriu.
Zjarrfikësi Nurefdin Mustafa për TVM2 thotë se duhet të punohet më shumë jo vetëm në parandalimin e tyre por dhe në pakësimin e aktivizimit të vatrave të zjarrit me qëllim të mos shkaktimit të pasojave të mëdha.
Mustafa apelon për kujdes të jashtzakonshëm, sidomos kur temeperaturat janë shumë të larta ku mjafton vetëm një xixë e vogël në hapësirë e që epilogu të jetë me pasoja fatale.
“Sipas statistkave 97 përqind të zjarreve shkaktar është njeriu ,ndonjëherë prej moskujdesit ,ndonjëherë prej mosdijes ,ndonjëherë edhe me qëllim mirëpo zakonisht shkaktar është njeriu ndaj duhet sidomos në këto temperatura të larta dhe në këtë sezonë duhet të jenë të kujdesshëm njerëzit dhe në qoftë se shfrtyëzojnë zjarret ti marrin masat paraprake që most ë vije deri te përhapja e zjarrit por është mirë që në këto temperature të larta most ë dhezen zjarre në hapoësirë sidomos duhanpirësit psh mbeturinat e duhanit mos tiu hudhin pa I shuar mirë ,ka shumë masa që mund të ndërmerren dhe varet se ku sillet njeriu ku gjindet nëse është në mal ,fushë apo vende urbane. Nëpër male zakonisht janë bjeshkatar ose njerëz që dalin në piknik ose janë bari ose druprerësit ,është mirë që paraprakisht ose para sezonit me këto njerëz të mbahen ligjërata tu shpjegohet për mbrojtjen dhe shpëtimin nga zjarri”, shprehet zjarrëfikësi Nuredin Mustafa.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se mundohen të jenë sa më të kujdesshëm në ambientet e hapura.
“Nëse ndodh prej natyrës atëherë është tjetër gjë por nëse ndodh prej faktorit njeri ajo është më problematike,njerëzit në moshën tonë janë më të kujdesshëm,megjithatë cdo aksident mund të ndodhë”.
“Duhet të kemi shum kujdes, te ne gacat hudhen ngamos..kam kujdes më shumë se disa tjerë cka i shoh”.
“Jam mjaft i kujdesshëm kur dal në natyrë, edhe vendin e pastroj aty ku qëndrojmë”, theksojnë qytetarët e anketuar nga TVM2.
Në raste të ndezjes së zjarreve qytetarët duhet menjëherë të paraqiten në numrin 193 që të kërkojmë ndihmë nga zjarrëfikësit, por është mirë që paraprakisht të parandalojnë përhapjen e zjarrit me batanije nëse kanë me vete ose me ujë mirëpo nëse përhapet në mënyrë intensive zjarri atëherë duhet të largohemi nga vendi i ngajrjes.
Gjithashtu vozitësit e automjeteve dhe në amvisëri duhet patjetër të kenë një aparat zjarrëfikës të paktën edhe prej 2kg ose 3 kg që kushton pak në raste të komplikmimeve, porosit zjarrëfikësi Nuredini.