VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se përderisa mbahet takimi i liderëve tema e parë do të jetë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pastaj, siç deklaroi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, mund të flitet edhe për tema tjera, si regjistrimi, kodi zgjedhor ose ligji i PSP-së, të cilat i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.
“Në lidhje me takimin e liderëve tashmë edhe kryetari Mickoski u shpreh. Ne jemi të përpiktë se në atë takim liderësh si çështje e parë dhe e vetme duhet të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në lidhje me ditën, kohën dhe lokacionin, plotësisht do të analizohet në organet e partisë dhe do të vendoset sipas agjendave të presidentit dhe mundësive kohore”, tha Arsovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Në atë takim liderësh shtoi ai, duhet të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa menjëherë pastaj mund të bisedohet edhe për të tjerat. Do të thotë pika e parë dhe e vetme e bisedës duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Arsovski shtoi edhe se te kryeministri Zoran Zaev dhe në fjalimin e tij të sotëm mund të shihet se nuk ka disponim për zgjedhjet dhe se ai thjeshtë ik nga zgjedhjet me vetë atë që ka thënë se mund të bisedohet për Modelin zgjedhor, megjithatë të mos jenë presion zgjedhjet e parakohshme parlamentare. .