Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Sipas komunikatës për mediat, Janeva njofton se dorëheqja e saj do të aktivizohet në momentin kur liderët e partive do të arrijnë marrëveshje për Ligjin për PSP-në dhe për pasardhësin e saj.
“Po e deponoj dorëheqjen time e cila do të aktivizohet atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjedhjen e re ligjore dhe do ta zgjedhin pasardhësin tim”, ka njoftuar Katica Janeva.