Pacientët e përfshirë në programin për trajtim dhe prevenim të varshmërisë do të mund të marrim metadon në pesë lokacione më afër vendbanimeve ku jetojnë, ose në Poliklinikën në lagjen Çento, në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Spitalin psikiatrik- Shkup, në lokacionin veçmë të njohur në komunën e Kisella Vodës dhe Spitalin e përgjithshëm të qytetit ” 8 Shtatori”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria thonë se janë regjistruar gjithsej 520 pacientë të cilët janë pjesë e programit për mjekim dhe trajtim nga varësia. Planifikohet rreth 120 pacientë ta marrin terapinë në pikat e apostrofuara, përveç në Spitalin “8 Shtatori” ku do të marrin një pjesë më e vogël e pacientëve.
“Në vijim janë përgatitjet administrative- teknike të cilët janë pajisur më hapësirë dhe pas përfundimit ato do të lëshohen në funksion”, thonë nga Ministria.