Prokurorja Publike për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskoska mbrëmë është propozuar direkt nga kryeministri Zoran Zaev që të jetë në krye të PSP-së.
Sipas listës anketuese që e ka dorëzuar deri te Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit kur edhe ishte emëruar prokurore publike në emër të saj ka paraqitur shtëpi pushimi në Shkup, prej 50 metrave katrorë, e vlerësuar rreth 410 mijë denarë dhe banesë në Shkup, prej 80 metra katrorë e vlerësuar 1,9 milionë denarë.