Dueli i titanëve ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madrid, ka përfunduar me rezultatin në favor të gjermanëve.
Serinë e golave në këtë takim e hapi mesfushori francez i Bayern, Corentin Tolisso, i cili në minutën e 15’ shënoi për 1:0, gol me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.
Për të dyfishuar epërsinë e kampionëve të Bundesliga u përkujdes Robert Lewandowski, duke tundur rrjetën në minutën e 67’.
Ish anëtari i Arsenal, Serge Gnabry, doli në skenë vetëm tre minuta pas golit të Lewas, për të shënuar për 3:0, shkruan lajmi.net.
Gjërat u vështirësuan paksa për bavarezët në minutën e 81’, kur Sven Ulreich u ndëshkua me kartonin e kuq.
Real Madrid shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë dhe në minutën e 85’ shënuan golin e nderit në këtë takim.
Për skuadrën e Zidane debutuan edhe Ferland Mendy e Luka Jovic.