Si të mos shëndosheni pas të 40-ve

Çrregullime hormonale, plakje, dieta te vazhdueshme. Pasi kalon mosha 40 vjeçare kilogramët bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u rrëzuar. Ja çfarë duhet të keni parasysh.

Marketing

Trupi fillon të ndryshojë që pas lindjes, por periudhat ku ndryshimet bëhen më të dukshme janë: adoleshenca dhe para menopauza, pra rreth moshës 40-50 vjeç. Shumica e femrave shëndoshen më shumë nga ndryshimet hormonale që lidhen me këtë periudhë të jetës. Të kesh shumë estrogjen ose të kesh më pak sesa duhet ndikon tek pesha. Edhe stresi luan rol të rëndësishëm që për të thënë të vërtetën në këtë moshë është edhe më i madh. Dy faktorë të tjerë janë edhe ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Si t’ia bëni për të mos shtuar në peshë? Në teori ekuilibri ponderal bëhet natyralisht, Organizmi është një ekuilibër i jashtëzakonshëm, por kërkohet edhe një ekuilibër ndërmjet atyre q futen dhe atyre që dalin. Një jetë sedentare, shumë sheqerna dhe yndyrna sjellin kalori të tepërta dhe krijojnë masën dhjamore.

Gabimet që duhen shmangur

Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit duke mos ngrënë shumë. Gjithsesi preferohen dietat e lehta dhe jo ato shumë striktet sepse heqin masën muskulore. Kaloritë duhet të pakësohen sepse ndryshon edhe mosha. Nëse kur keni qenë 20 vjeç iu janë dashur 2000 kalori ose më shumë, tani janë të mjaftueshme edhe 1700. Kështu nuk do shtoni as në peshë.

Si ta ekuilibroni ushqimin?

Duhet me patjetër të zgjidhni me kujdes ato që do konsumoni dhe të privilegjoni cilësinë, jo sasinë. Zgjidhni produkte të freskëta, konsumoni proteina në çdo vakt, konsumoni më pak sheqer, merrni vitamina dhe antioksidues me anë të frutave e perimeve, shmangni kripën, pini shumë ujë, privilegjoni fibrat dhe mbi të gjitha dëgjoni ndjesitë tuaja.

Hani vetëm kur të keni uri dhe mos e bëni këtë gjë për kënaqësi. Së fundmi mundohuni të çliroheni nga stresi, shkoni në plazh, bëni pushime dhe tregohuni optimistë. Yoga, masazhet dhe akupunktura, çdo gjë do ju bëjë mirë.