Profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, i cili ishte njëri ndër kandidatët për shef të PSP-së, mirëpo në vend tijin ishte zgjedhur Katica Janeva, nga Gjevgjelia, ka dhënë mendimin e tij lidhur me rastin e fundit “Reket”.
Kallajxhiev në një intervistë të shkurtër për televizionin Kanal 5 ka vlerësuar se sipas kësaj që po shihet dhe dëgjohet e flitet deri tani në opinion si informacione nga Prokuroria Publike, do të del që Katica Janeva do të jetë e akuzuara e parë, edhe ai vetë nuk beson se BOKI 13 pa urdhër të askujt ka guxuar që të shantazhojë biznesmenët dhe për këtë qëllim është konfiskuar edhe celulari i saj.
PSP nuk mundet të vazhdojë me punën e deritanishme, ndërsa Katica Janeva duhet që i miratohet dorëheqja dhe në vend të sajin të emërohet dikush tjetër për të funksionuar tutje, ndërsa opsioni tjetër është heqja e tërësishme e PSP-së dhe transformimi i saj në Porkurorinë Publike.