Mickovski propozon që lëndët deri 30 qershor 2017 t’i ndërmerr prokurori shtetëror publik

Prokurori publik shtetëror t’i ndërmarrë të gjitha lëndët nga PSP-ja të ngritura në nivel të akuzës deri 30 qershor të vitit 2017, e jo prokurori i cili duhet të udhëheq me prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në intervistë që sonte u emetua në televizionin “Sitel”.

Marketing

“Prokurori publik shtetëror t’i ndërmerr në fazë në cilën janë – nëse janë në fazë të shqyrtimit të dëshmive, marrjes në pyetje të dëshmitarëve, fjalët përfundimtare, ankesave para Apelit, e tjerë dhe në pajtim me rekomandimet e opinionit ekspert, ato procese t’i shpërndajë te prokuroritë aty ku takojnë”, tha Mickovski.

Sipas tij, me zgjidhjen e propozuar ligjore për prokurori publike është paraparë që prokurori i posaçëm publik të transferohet në prokurorinë e re.

“Katica Janeva dha dorëheqje nga pozita e prokurores së posaçme publike, por me këtë ligj është paraparë që ajo të transferohet në prokurorinë publike republikane, ndërsa prokurorët tjerë të cilët i ndihmojnë Katica Janevës, pa dallim nëse edhe ata të cilët në mënyrë indirekte kanë marrë pjesë në lëndën ‘Reket’, duhet të transferohen në kuadër të prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë”, thotë Mickovski.

Sipas tij, prokurorët e PSP-së nuk duhet të transferohen në Prokurorinë e re, por të kthehen në prokuroritë prej ku kanë ardhur.