Punëtoret që ishin angazhuar për rregullimin e trotuarit në Bulevardin “Partizanski Odredi” kryesisht në Karposh 4, hasën në një sarkofag që mendohet të jetë nga shekulli i dytë.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme gjetën edhe një gurë të madh, i cili besohet së është i një qytetërimi shumë të lashtë.
Në vendngjarje erdhi Skender Asani Drejtor i institutit për trashëgimi kulturore.
Sipas tij këto gurë i takojnë periudhës romake.
“Duhet një interpretim me i thellë shkencor për nga shikimi i parë. Këto i takojnë periudhës Romake, erës së re të shekullit të dytë, ose të parë. Këto elemente të cilat këtu gjinden nuk është vetëm një objekt, por ka edhe shumë të tjera artefaktet të cilët dëshmojnë se këtu ka pasur ose një varrezë të periudhës Romake ose dhe se ka pasur edhe godina tjera për rreth”, theksoi Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore, Skender Asani.
Për t’i parë nga afër këto gurë, erdhën edhe disa Arkeolog.
Ata thanë se këto gurrë dhe sarkofag mund t’i kenë sjell vërshimet e lumit Vardar.
“Ato janë gjetur në përdorim të dorës së dytë, gjegjësisht janë sjellë nga vërshimet e Vardarit, dhe siç mund të shihni edhe ju vetë, gjenden në zhavorr. Ashtu siç ka rrjedhur Vardari, gjatë shekujve në hapësirat tona, ashtu edhe ato janë sjellë, supozoj nga varrezat e Shkupit, që gjenden në drejtimin e njëjtë të rrugës. Kështu që, ky sarkofag që nxirret sot, do të dërgohet në lokalitetin arkeologjik “Skupi”, njëjtë sikur këto pllaka”, deklaroi Vera Atanasovska, arkeologe.
Varreza të tilla ka edhe në shumë vendbanime të vendit tonë.