Aksident në autostradën Veles-Shkup, 8 të lënduar

Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në aksidentin rrugor që ndodhi sot në autostradën Veles-Shkup në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete udhëtarësh, një nga Velesi, një nga Gjermania dhe një automjet transporti me targa të Shkupit.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake nga MPB-ja, rreth orës 11:55 minuta në autostradën Veles-Shkup, në atarin e fshatit Katllanovë ndodhi një aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “alfa romeo” me targa të Velesit i drejtuar nga R.T (1987) nga Velesi, automjeti i udhëtarëve “audi” me targa gjermane i drejtuar nga S.J. (1978) nga Gjermania dhe automjeti i transportit “iveko” me targa të Shkupit i cili ka qenë në qëndrim nga S.B. (1975) nga Shkupi.

“Lëndime të rënda morën dy pasagjerët në automjetin “audi” nga Gjermania, ndërsa shoferi dhe një prej pasagjereve në audi ka marrë lëndime të lehta si dhe katër pasagjerët në automjetin “alfa romeo”, informojnë nga MPB-ja për MIA-n.

Është bërë hetim në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup. Në vendin ku ka ndodhur aksidenti rrugor qarkullimi po zhvillohet me vështirësi.