Aksident në Shqipëri, përfshihet edhe shoferi i kamionit nga Maqedonia

Në rrugën Elbasan – Peqin pasdite ndodhi një aksident rrugor në të cilin ka marrë pjesë edhe një shtetas i Maqedonisë.

Marketing

Në këtë aksident janë lënduar tre persona pasi që kamioni i cili drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut u përplas me një mercedez. Të lënduarit janë transportuar në spital në Elbasan dhe janë jashtë rrezikut.

“Aksidenti rrugor ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek fshati Papër. Prej ende arsyesh të panjohura u përplasën automjeti “mercedez” i cili drejtohej nga M.K banor i Tiranës dhe kamioni i cili drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut, H.F nga Tetova”, citohet në njoftimin e policisë.

Shtohet se ekipi hetimor ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhjen arsyet e aksidentit.