ryeministri Zoran Zaev theksoi sot se ka marrë një porosi k ërcënuese me plumb përmes një postimi në facebook. Ai këtë e ka bërë të ditur në fjalimin e tij në Kuvend.
Sipas tij, kjo porosi në rrjetet sociale ishte përcjellë në komente, pas konferencës për shtyp me eurokomisarin për Zgjerim Johannes Hahn.
“Vetëm plu mb për ty kopil, të cilin me qejf do të ta shkrep pa mu trembur syri”, ishte porosia të cilën Zaevi e lexoi nga celulari i tij para deputetëve në Kuvend, duke sqaruar se komentin përmes porosisë ia ka dërguar vajza e tij.
Sipas tij, personi që ka përcjellë porosinë është denoncuar në MPB.