VMRO-DPMNE ka lëshuar një komunikatë për media ku ka njoftuar mbi takimin e realizuar të kryetarit Hristian Mickoski me Ushtruesin e Detyrës Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro Azi, FIlip Riker, ka pasur takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
“Kryetari Mickoski ka shpjeguar detajet nga propozim-ligji për organizim të prokurorisë të cilën e propozon VMRO-DPMNE dhe rëndësinë e luftës së pakompromist kundër krimit dhe korrupsionit. Mickoski në takim ka shfaqur brengën e tij për situatën e rëndë ekonomike dhe politike dhe ka shprehur nevojën për reforma në procesin e realizimit të prioriteteve strategjike të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.