Vetingu në MPB kaloi në Qeveri, Spasovski me paralajmërim se do të zbatohet nga pastruesja deri te ministri

Vetingu i të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të cilën flitet tashmë një kohë të gjatë, ndërsa ministri dikasterial Olliver Spasovski theksoi se do të zbatohet mbi të gjithë nga pastruesja deri te ministri, dje kaloi në seancë qeveritare.

Marketing

MPB më së voni deri më 20 gusht të këtij viti duhet të formojë Grup punues me detyrë që të të hartojë Propozim-plan të masave, aktiviteteve dhe dinamikës për zbatimin e procesit që duhet më së voni deri më 1 tetor të këtij viti të dorëzojë në Qeveri.

Në grupin punues ndërdikasterial është parashikuar të marrin pjesë të punësuar në Ministri, përfaqësues nga opinioni ekspertë, nga Misioni i OSBE-së në vend, përfaqësues të sektorit joqeveritar, me detyrë të zbatojë analizë gjithpërfshirëse për gjendjen vijuese, të vërtetojë model konkret për zbatimin e procesit të verifikimit (veting) i të punësuarve në MPB në bazë të përvojave krahasuese dhe të hartojë propozim ligj, së bashku me planin aksional rreth procesit.

Vetingu në MPB, siç disa herë përsëriti Spasovski, nevojitet që të përforcohet integriteti i policëve dhe rezistenca e tyre ndaj çfarëdo qoftë ndikimi që janë në kundërshtim me ligjet.

Qëllimi është dekriminalizimi dhe departizimi i policisë, e cila do ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe policëve, të cilët në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi do ta kryejnë detyrën e tyre.

Vetingu në polici do të duhet të bazohet në tri shtylla. E para – punësimi dhe karriera e çdo efektivi të policisë, e dyta – gjendja pronësore dhe e treta – integriteti dhe profesionalizmi në kryerjen e detyrave punuese.

Do të verifikohet arsimimi profesionist, integriteti, gjendja pronësore dhe aktivitetet eventuale eventuale kriminale.

Sipas ministrit, në MPB ka policë që janë më të pasur se disa qytetarë, të cilët 20 vite merren me biznes.