Presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ftuar akoma partitë politike në konsultime, ashtu si e parashesh Kushtetuta.
Por, duket se tashmë ka lëvizje në këtë drejtim.
Ai sot gjatë ditës pritet të takohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike.
Në një komunikatë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme nga presidenca thuhet se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.
Gjatë ditës së djeshme, Thaçi ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit