Mickoski: Katica Janeva di shumë gjëra, kanë frikë të mos flas!

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot sërish ka folur për rastin “Reket” ku ai ka targetuar kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeprokuroren e dorëhequr speciale, Katica Janeva.
Sipas tij, të dyshuarit kryesor Bojan Jovanovski –Boki 13 dhe Zoran Mileski nuk do të mund të bëheshin të fortë pa mbështetjen e pushtetit.

Marketing

“Janeva di shumë gjëra dhe kanë frikë të mos flas”, theksoi Mickoski duke shtuar se Janeva dhe Zaev kanë kurdisur raste. Sipas tij, tani po bëhen përpjekje që të shpëtoj Janeva për shkak se ajo din shumë gjëra, dhe kanë frikë mos të flas.