Manchester City ka marrë një goditje të madhe në ndeshjen kundër Liverpool, të vlefshme për trofeun Community Shield.
Në ndeshjen që është duke u luajtur aktualisht, Man City po prinë me rezultatin 1:0, pas 67 minutave lojë.
Ndeshja po ecën për mrekulli për ‘Citizens’, por në pjesën e parë, ishte anësori gjerman, Leroy Sane, ai i cili pësoi një dëmtim që ia humbi pjesën e mbetur të ndeshjes.
Lojtari u dëmtua pas ndërhyrjes së Alexander Arnold dhe e pati të pamundur të rikthehet në fushën e gjelbër.
Gjermani u zëvendësua nga Gabriel Jesus, pas vetëm 13 minutave lojë.