Opozita ruse thotë se planifikon të zhvillojë protesta në të gjithë vendin fundjavën e ardhshme, pavarësisht se policia arrestoi më shumë se një mijë njerëz dje.
Një grup i pavarur monitorues OVD njoftoi sot se 1,001 njerëz u arrestuan nga regjimi i Vladimir Putinit dje.
Shumë prej të arrestuarve më vonë u lanë të lirë, por 19 u njoftuan se u arrestuan brenda natës.
OVD deklaron se të arrestuarit u janë sekuestruar telefona dhe nuk u lejohej të kontaktonin një avokat.
Hetuesit rus kanë ngritur kallëzime penale kundër një personi, duke e akuzuar atë për plagosjen e një oficeri policie, njoftoi agjencia e lajmeve ruse TAS S.
Autoritetet thanë se do të lejonin protesta në Moskë fundjavën e ardhshme në një vend larg qendrës së qytetit, të cilën opozita nuk e kishte pranuar më parë.
Protestat vijnë pasi disa kandidatë u refuzuan nga komisioni zgjedhor i Moskës.