U nda kësti i fundit i bursave studentore të “El Hilal”-it

Në vigjilje të Kurban bajramit, OH “El Hilal”-i organizoi një takim me stdentët bursistë të organizatës. Ata qëndruan sot në zyrat qendrore të “El Hilal”-it për t’iu shpërndarë këstin e fundit të bursës për vitin akademik 2018-2019. Nga gjithsej 40 bursistë të “El Hilal”-it, rreth 30 ishin prezent në takimin ku merrnin pjesë edhe kryetari i organizatës, Behixhudin Shehapi, sekretari Ali Sadiku, kryetari i Komisionit të studentëve, Etem Xheladini dhe anëtari i Këshillit Drejtues, Irfan Isaku.

Marketing

Para studentëve ata mbajtën nga një fjalim rasti, ku edhe një herë u theksua rëndësia e këtij aktiviteti programor të “El Hilal”-it dhe këmbëngulësia e aktivistëve dhe bamirësve se ky projekt i rëndësishëm do të vazhdojë edhe më tej pa ndërprerje sikurse në 15 vitet e fundit.

Me shpresë se studentët bursistë të kësaj gjenerate do të kontribuojnë në ruajtjen e traditës, vlerave civilizuese dhe fetare të trashëguar brez pas brezi, u tha se ky takim nuk do të jetë i fundit dhe se bursistët duhet të marrin pjesë në shumë aktivitete humanitare dhe shoqërore për të mirën e shoqërisë dhe vendit tonë.