Skandalet në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur, dhe kjo po
dëshmohet me rastin e fundit ‘’Zhvatja’’ ku dyshohet për një implikim
edhe të zyrtarëve të lartë të Prokurorise Publike Speciale.
Pamjet e publikuara sot nga mediat ialiane në lidhje me rastin “Zhvatja”
në të cilën shihet qartë prezënca e të akuzuarve kryesorë në këtë skandal,
dhe që lë indikacion dhe dyshim për implikime edhe të zyrtarëve të lartë
të Prokurorisë Publike Speciale, janë alarm urgjent që Prokuroria
Publike, të veproi sa më parë dhe jo duke lënë që të kalojë koha dhe të
lëjohet hapësirë që të involvuarit potëncial, të shfrytëzojnë mekanzima
të ndryshëm për të shtrembëruar faktet në lidhje me këtë rast.
Për Lëvizjes BESA, prolongimi i hetimit për raste si “zhvatja” janë
dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar
dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht
zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë
atyre që në forme direkte apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili
dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorise Speciale, institucion ky i cili
duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës.
Zyra për informim
Lëvizja BESA