Komunikacioni në vend është intensifikuar, ndërsa në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet prej 30 deri 45 minuta, informon LAMM.
Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.