Në gazetën më të madhe në Gjermani, Bild, e cila është po ashtu gazeta më e madhe në Europë, lajmi më i lexuar dhe më i kërkuar nuk ka lidhje me zgjedhjet.
Në fakt bëhet fjalë për një makinë BMW X6, që u shfaq në rrugët e Berlinit.
Ajo që i habiti të gjithë ishin gjurmët e gjakut që u gjendën në makinë.
Policia e ka ndaluar pasi ka menduar se mund të ishte konsumuar një krim.
Por ka rezultuar që në fakt ishte thjesht një ngjitëse në makinë, e cila të jep idenë e gjakut që shpërndahet.
Policia nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj pronarit të makinës luksoze.