Umit Karan zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e klubit FC Shkupi. Strategu turk vendosi që të largohet nga Çairi, duke dorëzuar dorëheqjen kryesisë së klubit. Karan për të sqaruar opionionit sportiv largimin e tij nga FC Shkupi, doli para gazetarëve në konferencë shtypi, duke folur për arsyet e dorëheqjes dhe ndarjes me skuadrën tonë.
“Kur erdha një vit më parë, klubin e gjeta në gjendje jo profesionale, ndërsa tash pas një viti kemi arritur një niveli të profesinalizmit. Në këtë moment un mendoj se është fundi sepse nuk mund të jap më shumë futbollistët dhe ekipin, pasi kjo është maksimumi. Një nga arsyet e largimit tim është se nga kto tre ndeshjet e para të kampionatit, un kam dashur të kemi 9 pikë, por unë nuk e arrita qëllimit dhe për këtë arsye dhashë dorëheqjen time. Unë e dua Shkupin dhe kam punuar në mënyrën më të mirë dhe profesionale për këtë skuadër, por është koha që unë të tërhiqem dhe të krijojë mundësi të reja për kryesinë dhe për trajnerët e rinj që do të vijnë. Ky klub ka ambicie të mëdha dhe gjithmonë do të mbetet në zemrën time. Dua të ju falendërohem të gjithë futbollistëve të mi, stafit tim të trajnerëve, drejtorit sportive Omerit, kryetarit të klubit Suat Alija si dhe drejtuesve tjerë Olgunut dhe Ayhanit”, u shpreh trajneri Umit Karan në konferencën për shtyp.
“Nuk e kemi menduar ende asnjë emër për trajner, pasi planet tona ishin ta përfundojmë sezonën me Umit Karan. Shfrytëzojë rastin ta falendërojë publikisht, na ka sjell një frymë tjetër në klub, një frymë fituese. Me ardhjen e Umit Karanit, kemi qenë pozitën e fundit në tabelë, ndërsa me Umitin arritëm që të dalim në Europë. Unë si drejtor kamë insistuar që të mos largohet, por vendimi ishte i tij dhe presim që në të ardhmen të shohim të sjellim ndonjë trajner tjetër”, tha drejtori sportiv, Omer Bunjaku.
Umit Karan te skuadra jonë erdhi me 4 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Hajati Sojdashin e larguar. Për ish-futbollistin e Gallatasarajit, kjo ishte eksperienca e parë si trajner, pasi më herët nuk e kishte ushtruar këtë profesion në ndonjë klub tjetër. FC Shkupi nën udhëheqjen e Umit Karan ka regjistruar 17 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje. Kryesia e klubit me në krye kryetarin Suat Alija dhe drejtuesit tjerë Olgun Aydin dhe Ayhan Barisci e falenderojnë strategun turk për punën dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, duke i dëshiruar suksese gjatë karrierës në vijim.
Drejtuesit e skuadrës janë në bisedime me disa trajnerë nga vendi dhe jashtë tij, ndërsa deri në arritjen e akordit me një trajner të ri, skuadra do të udhëhiqet nga ndihmësi Faruk Jonuz.