Arrihet marrëveshje për luftimin e zjarreve në Amazon, G7 ofron 22 milionë dollarë

Liderët botërorë në samitin e G7-ës kanë rënë dakord të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.

Marketing

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendet e G7-ës do të lëshonin mjete financiare prej 22 milionë dollarë.
Marrëveshja erdhi përderisa udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve vazhduan takimet në Biarritz, Francë.

Një numër rekord zjarresh po digjen në Brazil, kryesisht në Amazon, sipas agjencisë së hulumtimit të hapësirës në vend.
Macron tha që fondet do të viheshin në dispozicion menjëherë – kryesisht për të paguar më shumë aeroplanët e zjarrfikësve.
“Franca gjithashtu do të ofrojë mbështetje konkrete me ushtrinë në rajon brenda orëve të ardhshme”, tha udhëheqësi francez.

Drejtuesit e G7-ës gjithashtu synojnë të diskutojnë planet për të ripyllëzuar Amazonën, në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.