Komuna Çair në shënimin e 109 vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare, Nëna Terezë

“Shënohet 109 vjetori i lindjes së nobelistes dhe humanistes së madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë.

Marketing

Nën përkujdesin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve u shënua sot 109 vjetori i lindjes së nobelistes dhe humanistes së madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë. Para pllakës përkujtimore ku ndodhej shtëpia e saj në Sheshin e Shkupit në shenjë respekti ndaj veprës së saj madhore u përulën dhe vendosen lule personalitete të vendit dhe të Kosovës.

Lulen e nderit në emër të Komunës së Çairit e vendosi kryetari i Këshillit Komunal z. Zahir Bekteshi. Poashtu, sot u promovua edhe kompleti i autorit kosovar Anton Nikë Berisha “Nëna Terezë në shtatë shpalime” me të cilat e ka bërë të përjetshëm kujtimin për madhështinë e veprave të Gonxhe Bojaxhiut.” – zyra për informim, Komuna Çair.