Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor.
Pas mbledhjes disa orëshe të Kryesisë së LDK-së, u zyrtarizua kandidatura e Osmanit për kryeministre, shkruan rtv21.tv
Kryetari Isa Mustafa në konferencën për media tregoi se Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani ishin të propozuar për kandidatë.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.