Të “përjashtuarit” nga ASK-ja sistemohen në MPB

Një ditë pas nisjes së punës nga ana e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe përzgjedhjes së të punësuarve të DSK-së së deridjeshme, 3 ish njësi organizative tek të cilat është i theksuar elementi policor, do të kalojnë nën ombrellën e Byrosë për Siguri Publike. ALSAT mëson se bëhet fjalë për Anti-Terrorizmin, Njësitin pa pilot si dhe atë të Safe City.

Marketing

Në një intervistë për ALSAT, zv/ministri i Brendshëm Agim Nuhiu nuk dha shumë detaje por garantoi se këto departamente do të kenë pikërisht ish punonjës të DSK-së ndërsa ritheksoi se me ndarjen e mëvetësishme të ASK-së së re, punonjësit nuk do të kenë më autorizime policore. Pikërisht, ato me autorizime policore mbeten vetëm nën direktivat e Ministrisë së Brendshme.

Njësitë organizative strukturore të DSK-së, të cilat me pa të drejtë kanë qenë të riorganizuara në kuadër të këtij institucioni ose kësaj drejtorie, tani më nuk do të jenë pjesë e ASK-së. Ashtu si punonjësit tani më nuk e kanë autorizimin policor, ashtu edhe njësitë organizative strukturore nuk do të jenë pjesë e ASK-së, në qoftë se tek ata njësi organizative, elementi policor organizativ ka dominuar. Të njëjtat do të bëhen pjesë e BSP-së. Bëhet fjalë për disa njësi organizative”.- u shpreh Agim Nuhiu – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Nuhiu gjithsesi shtoi se do të ketë një filtër të dytë për këta ish punonjës të derivuar nga DSK-ja, filtri i Vettingut që ka nisur tashmë të kryejë prej ditësh Ministria e Brendshme. Në rast të rënies në fazën e Vetingut, këta punonjës largohen nga strukturat policore.
Sigurisht që këta të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret do të shikojmë që në bazë të aktit për sistematizim të vendeve të punës së MPB-së, ata të cilët i plotësojnë kushtet do të sistematizohen ndërkaq ata të cilët nuk do t’i plotësojnë kushtet përfshirë edhe të gjithë të tjerët të cilët nuk janë paraqitur fare në selektim te ASK-ja, sigurisht që nuk do të kenë vend as në MPB”.- theksoi Agim Nuhiu – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Sic njoftoi ditë më parë ALSAT, nga përzgjedhja e punonjësve të ish DSK-së, në ASK-në e re aktualisht janë rreth 350 punonjës, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve, nga 10% që kishte qenë në DSK u rrit në 16% në ASK-në e re. Drejtori i ASK-së Viktor Dimovski theksoi një ditë më parë, se do të kujdeset për përmbushjen e obligimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë, ndërsa theksoi se me kalimin edhe në ambientet e reja, kjo Drejtori do të punësojë edhe studentët më të mirë nga universitetet e vendit. Ndërkaq, dilema e vetme e mbetur nga kjo përzgjedhje, është çështja e të punësuarve me dy shtetësi.

Ligji i ri për ASK-në nuk pranon dyshtetësinë në organet e inteligjencës, edhe pse ligji për shtetësinë garanton se personat me dyshtetësi i gëzojnë njësoj të drejtat e tyre, sikurse edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Burimet e Alsat thonë se Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë shumë shpejt iniciativën e ngritur pranë saj, për kushtetutshmërinë e kësaj dispozite.

Ne Agjencine per Siguri Kombetare nuk do te kalojne strukturat organizative institucionale me elemente policore operative. Edhe punonjesit e ketij institucioni te ri jane zhveshur nga autorizimet policore!

Publiée par Agim Nuhiu sur Lundi 2 septembre 2019