Vazhdojnë konsultimet mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë

Në Kuvend sot pasdite vazhdojnë konsultimet mes grupeve të punës së pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe fati i PSP-së.
Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë Oliver Ristovski, dallimet kryesore mbesin rreth statusit të prokurorëve të PSP-së dhe lëndët të cilat janë në procedurë gjyqësore.
“Mbetëm herën e kaluar në rreth dy deri tre pika të cilat janë ende kontestuese mes nesh. Ndaluam që të bëjmë konsultime shtesë, si ne ashtu edhe opozita. Mendoj se sot do të harmonizojmë një pjesë të asaj, kështu shpresoj”, deklaroi Ristovski për “360 shkallë”.

Marketing

Në lidhje me “planin B” nëse negociatat nuk kanë sukses, Ristovski tha se nuk ka nevojë për “planin B” dhe se vlerëson se do të merren vesh.

Sot në Kuvend u anulua seanca e Komisionit Ligjvënës-Juridik, në të cilën duhej të debatohej për Ligjin për prokurorinë publike, me flamur evropian me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.

Është e pasigurt se kur ligji do të gjendet edhe para Komisionit për Çështje Evropiane, i cili të enjten miratoi dhjetë prej gjithsej 51 amendamenteve të dorëzuara për propozim ligjin.