Si supervizorëve për sigurime i përfaqësuesve të lartë midis Komisionit Evropian, Trupit rregullator evropian për sigurime dhe pensione (EIOPA) dhe trupave rregullatorë për sigurime prej vendeve të Ballkanit Perëndimor për herë të parë do të mbahet sot në Frankfurt, Gjermani.
“Organizimi i Forumit është rezultat i nismës së Agjencisë për supervizion dhe sigurim dhe pasojë e takimit të punës në shkurt të këtij viti midis kryetarit të Këshillit të ekspertëve ASO, Klime Poposki dhe përfaqësuesve të lartë të kabinetit të Komisarit Johanes Han”, theksojnë nga ASO.
Qëllimi i nismës, siç thonë nga Agjencia, paraqet sfidë në implementimin e direktivave evropiane të sigurimeve në legjislaturat kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përforcimin e dialogut midis trupave rregullatore nga rajoni dhe Trupit rregullator evropian për sigurime dhe pensione, si edhe përforcimin e kapaciteteve supervizore dhe praktikave për stabilitet më të madh në sektorin e sigurimeve.
Në kuadër të Forumit kryetari i Agjencisë për supervizionin e sigurimeve, Klime Poposki do të ketë fjalim në emër të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Zhvillimi ekonomik dhe shqyrtimi i industrisë së sigurimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Ai shton se rritja mesatare 10-vjeçare në rajonin e BE-së për mossigurimin e jetës është 0,6 për qind, ndërsa në segmentin e sigurimit të jetës ka ulje prej 0,2 për qind.
Vlerëson se me rritjen e vetëdijes tek qytetarët për nevojën e sigurimit, si edhe paralelisht me procesin e përmirësimit të standardit të jetës, perspektivat për zhvillimin e sigurimit do të jenë akoma më të mëdha.