Evakuohen 15 mijë qytetarë në Hanover të Gjermanisë

Më shumë se 15 mijë qytetarë janë evakuuar në Hanover të Gjermanisë për shkak të një alarmi për bombë, e cila mendohet të ketë ngelur që nga lufta e dytë botërore, ka njoftuar sot Hanovers Allgemajne Cajtung.

Marketing

Mediet gjermane kanë njoftuar se bomba e rëndë e cila mendoheshe të peshon rreth 500 kilogram, është zbuluar pasditen e djeshme në një vend ku po kryheshin punime ndërtimtarie, me pka janë evakuar 15.200 persona. Në atë rajon është ndërprerë gjithçka po ashtu komunikacioni dhe rrejti nëntokësor hekurudhor.

Për shkak të bombës dhe evakuimit të qytetarëve është anuluar edhe koncerti i këngëtarit botërorë Roxher Xhonson.