“Kryesuesi i këtij Seksioni, Alessio Zuccarini, dhe përfaqësuesja Tatjana Temellkoska u pritën sot nga drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, ndërkaq temë bisede ishte puna dhe aktiviteti i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës.
Në takim, përfaqësuesit e Dimensionit Njerëzor u njoftuan për aktivitetet e deritanishme të Agjencisë, sfidat, pengesat, si dhe planet e idetë për të ardhmen.
Drejtori Sela falënderoi OSBE-në për ndihmën që deri tani ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim për projekte të sferës së gjuhës dhe bashkëpunimit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër, Zuccarini u shpreh se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre, aq sa OSBE-ja ka kapacitete. Në këtë drejtim, u propozuan mundësi për nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë dhe seksionit përkatës të OSBE-së, përgatitje të grupeve të bashkërendimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të interesit të përbashkët, mbështetje konkrete nga OSBE-ja edhe për aspektet e funksionimit të Agjencisë, etj.
Palët u pajtuan se e ardhmja e vendit është krijimi i një shoqërie shumetnike, shumë kulturore dhe shumë gjuhësore që do të lëvizë drejt Bashkimit Evropian, si e vetmja rrugë drejt përparimit dhe zhvillimit të vendit.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës