Edhe sot rrëmujë në gjykatë nga lëndët e PSP-së

Edhe pse nuk dihet fati i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në Gjykatën Themelore në Shkup vazhdojnë lëndëte hapura nga kjo prokurori. “Shënjestra-Fortesa”, “Tarifa”, “Toplik” dhe “Trista” janë lëndët që janë sot para gjykatësve, ku si të akuzuar janë ish zyrtarë shtetëror dhe zyrtarë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Në shumicën e lëndëve, pas ngjarjeve të fundit në PSP dhe me rastin “Haraçi”, të akuzuarit në këto lëndë kanë kërkuar që të ju merren ingerencat prokurorëve të PSP-së, Lençe Ristovska, Fatime Fetai dhe tjerëve që përfaqësojnë PSP-në.

Përndryshe, sot duhet të dihet edhe fati i PSP-së dhe transferimi i lëndëve në Prokurorinë Themelore Publike. Për këtë ngjarje, Fatime Fetai nga PSP dje tha “Nuk është e rëndësishme nëse do të jetë Fatimja, Vilma, Kostadinka. E rëndësishme është që ai që ka gabuar, të bart pasojat nga ajo”, tha Fetai.