Charles Leclerc ka triumfuar në pistën legjendare të Monzas në Çmimin e Madh të Italisë.
Piloti 21 vjeçar i ‘kokëkuqes’ në 90 vjetorin e themelimit të Ferrarit me shumë vështirësi arriti të përfundoj garën ashtu si e nisi, në pozitën e parë.
Në vendin e dytë u rendit piloti i Mercedes, Valteri Botas i cili shfrytëzoi një gabim të shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton.
Britaniku plotësoi podiumin duke u renditur në vendin e tretë në këtë garë.
Sebastian Vettel pati një garë shumë të dobët ku pas një gabimi në fillim mbeti në pjesën e fundit të tabelsë.
Kjo është fitorja e dytë e Leclerc në dy garat e fundit dhe gjithashtu edhe triumfi i dytë i Ferrarit këtë sezon. /IndeksOnline/