Lëndët e PSP-së Joveski do t’i shpërndajë pas 15 shtatorit

Prokuroria Publike do t’i shqyrtojë një nga një lëndët e Prokurorisë Speciale Publike për të konstatuar fazën deri ku kanë arritur. Kryeprokurori Ljubomir Joveski pret që organi akuzës t’i merr lëndët së shpejti. Ai sqaron se para shpërndarjes së lëndëve, Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të prononcohet mbi fatin e prokurorëve special, nëse të njëjtit duhet kthyer nëpër prokuroritë amë ose jo.

Marketing

Hapi i parë është marrja e lëndëve ndërsa më pas, në përputhje me ligjin Prokuroria Publike do t’i shqyrtojë lëndët në bazë të kompetencave të saj. Pres që kjo të ndodh së shpejti. Pas 15 shtatorit, Këshilli i Prokurorëve Publik është kompetent të vendosë mbi fatin e prokurorëve special, respektivisht të konstatoj nëse prokurorët special duhet të kthehen në Prokuroritë amë”. – theksoi Ljubomir Joveski, Kryeprokuror

Lidhur me fatin e bombave, prokurorët special thonë se ato do të vazhdojnë të dëgjohen dhe përdoren si dëshmi në procedurë, pavarësisht se cilët prokurorë i përfaqësojnë lëndët.

Ne do të veprojmë në përputhje me ligjin. Nuk mund të prononcohemi ne si prokurorë nëse pajtohemi ose jo. PSP-në e përfaqëson një njeri. Bombat do të dëgjohen në të gjitha lëndët dhe do të merren si dëshmi”. – u shpreh Gavrill Bubevski, Prokuror Special

Më 15 shtator përfundon mandati i prokurorëve special. Sipas Ligjit për PSP-në, pas përfundimit të mandatit, prokurorët duhet të kthehen në prokuroritë prej ku kanë ardhur. Jo zyrtarisht mësohet se edhe Këshilli i Prokurorëve Publik do të konkludojë kthimin e tyre në Prokuroritë amë. Pas pëlqimit që Joveski ditë më parë mori nga Janeva edhe zyrtarisht për të përfaqësuar lëndët, i pari i organit të akuzës duke u thirrur në të drejtën e subordinimit të Prokurorisë Publike, pritet që lëndët e PSP-së t’ia ndajë prokurorëve publik. Në rast se prokurorët special kthehen në Prokuroritë amë, nuk përjashtohet mundësia që Joveski lëndët e speciales t’ia ndajë prokurorëve të njëjtë që t’i përfaqësojnë, por në këtë situatë si prokuror publik. Pas 15 shtatorit dhe pas votimit në Kuvend për shkarkimin e Janevës, Këshilli i Prokurorëve Publik do të mblidhet për të konstatuar shkarkimin e saj, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se organi për mbikëqyrjen e punës së Prokurorive Publike do të vendose që Janevës t’i merr edhe mandatin si prokurore. Ndërkohë në kuadër të negociatave për harmonizimin e qëndrimeve mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, në grupet e punës mësohet të jetë diskutuar edhe për mundësinë që opozitës t’i ofrohet propozimi i kryeprokurorit apo shefit të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Burime nga grupet e punës bëjnë të ditur se Zaev është i gatshëm që opozitës t’i japë atë që kishte kërkuar që kur ishte opozitë, me qëllim që të mos heq dorë nga Villma Ruskosvksa dhe të mos i mundësojë prokurori tjetër qasje në rastin “Reket”.