Seanca të disa komisioneve parlamentare

Seanca sot do të mbajnë disa komisione të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Sot do të mblidhen komisionet për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për çështje ekonomike dhe Komisioni ligjdhënës juridik.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet mes tjerash në lexim të parë do ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Banka ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore pas marrëveshjes për hua për politika zhvillimore për financa publike dhe konkurrencë.

Në lexim të parë në rend dite janë edhe Propozim ligji për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të të dhënave publike në investim të përhershëm në Shoqërinë për prodhimin e produkteve me qëllim të veçantë 11 Tetori – Eurokompozit SHA Prilep dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të detyrueshëm në komunikacion.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për aviacion në lexim të dytë dhe Plan-projekti kombëtar i Parkut nacional Pelister 2016-2030.

Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për formimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillimin rural në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për verë në lexim të parë janë në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike që do të gjendet në Raportin vjetor të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018.