Një shtëpi në lagjen Butel të Shkupit është djegur mbrëmë. Është shkaktuar dëm material, ndërsa informacione për të lënduar nuk ka.
Nga Njësiti territorial zjarrfikës i Qytetit të Shkupit informojnë se zjarri është vënë në ora 8 e 30 minuta në rr. “Marko Krale”. Është intervenuar me katër automjete dhe 11 zjarrfikës. Zjarri është shuar në orët e hershme të mëngjesit. Është djegur gjithë shtëpia, ndërsa dëmi material është i madh.