Sot në familjen e këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmani, ka festë. Këngëtarja nga Mushtishti sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 48 vjet.
Këngëtarja e hiteve të shumta dhe nënë e dy fëmijëve do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë. Remzie Osmani, e lindur më 10 shtator të vitit 1971, është këngëtare shumë e njohur kosovare.
Ajo është pjesë e skenës muzikore qe disa dekada me radhë dhe ende vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, qoftë me projekte apo edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.
Projekti i fundit muzikor i Remzies është “Shume ty te du”, i publikuar më 12 korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 1 milion klikime. Ndërsa, sa i përket jetës private, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën.