Ministri Filipçe në Samit global për vaksinim në Bruksel

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bashkëshortja e presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgjievska dhe kryetarja e Komitetit për imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Aleksandra Grozdanova, marrin pjesë në Samitin global për vaksinim që sot mbahet në Bruksel. Samitin e organizon Komisioni Evropian në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ndërsa është nën mbështetje të përbashkët të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Teodos Adanom Gebrejesus.

Marketing

Në Samit janë të pranishëm rreth 400 pjesëmarrës nga tërë bota, duke përfshirë liderë politikë, përfaqësues të lartë nga KB-ka dhe organizata tjera ndërkombëtare, ministri të shëndetësisë, akademi udhëheqëse, shkencëtarë dhe profesionistë shëndetësorë, sektori privat dhe organizata joqeveritare.

Qëllimi kryesor i samitit, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është që të jepet dukshmëri në nivel më të lartë dhe ndikim politik temës së vaksinimit, që paraqet masë më të suksesshme për shëndetin publik dhe mbron milionë jetë çdo vit. Njëkohësisht e demonstron qëndrimin dhe udhëheqësinë e BE-së ndaj përkushtimit global të vaksinimit, do ta përforcojë përkushtimin politik ndaj eliminimit të sëmundjeve që parandalohen me vaksinat dhe do t’i angazhojë liderët politikë dhe liderët nga shoqëria shkencore, mjekësore, industria, filantropike dhe qytetare në aksionin global kundër përhapjes së dezinformatave lidhur me vaksinat.

“Vaksinimi është masa më e suksesshme për shëndet publik në kohën moderne. Temat e panel diskutimit rreth të cilit dalin panelistët kanë të bëjnë me strategjinë globale të rritjes së besimit në vaksina, përforcim të hulumtimit për vaksinat, zhvillim dhe inovacione dhe krijim të përgjigjes globale për sigurimin e shëndetit publik, siguri dhe prosperitet përmes imunizimit”, theksojnë nga Ministria.