Tre persona të lënduar në rrahjen e sotme në autobus

Një aksident i përgjakshëm ka ndodhur sot në Saraj të Shkupit, me çrrastë janë përleshur mes vete dy grupe të rinjsh që supozohet se janë nga fshati Bojanë dhe fshati Bukoviç. Me këtë rrastë kanë ngelur të plagosur me thikë disa prej tyre, njëri në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Marketing

Nga MPB-ja kanë njoftuar se bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13.30, me çka është njoftuar SPB Shkup se është prishur qetësia dhe rendi publik në autobusin me numër 56, e që me lëndime trupore ka përfunduar një 16 –vjeçar nga një mjet i prehtë dhe është dërguar menjëherë për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ti ofruar ndihmë.
Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë po ashtu të mitur të cilët janë transferuar për në spitalin e Qytetit të Shkupit “8 Shtatori”.

Autoritetet nga SPB e Shkupit po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe motivit se si ka ardhur deri tek mosmarrëveshja mes të rinjëve.