Komuna e Sarajit, njofton qytetarët e vendbanimeve Radushë, Rashçe dhe Sillare e Poshtme, (se me datë 14/09/2019 e Shtunë, nga ora 09 h deri më 15 h), se rruga rajonale Kondovë-Radushë, pjesërisht do të jetë e bllokuar, pasi që janë duke u zhvilluar punime për rikonstruimin e të njëjtës.
Punimet zhvillohen nga varrezat në Sfillare të Poshtme, deri te pjesa ku ndahet rruga Rashçe-Radushe.
Rruga do të jetë e bllokuar në intervalin kohor nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 15:00 pasdite. Ç’do vozitës do të mund të kaloj sipas instruksioneve që do ti japin punëtorët e Ndërmarrjes ‘Rrugët e Maqedonisë’.
Ju lusim për mirëkuptim.
Ju faleminderit!