Deskoska: Lëndët e PSP-së do të kenë zgjidhje

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot porositi se pa prokurori të fuqishme, të pavarur flitet kot për shtet juridik dhe u bëri thirrje deputetëve të cilët duan të votojnë për ligjin e ri të mendojnë ku ta shohin të ardhmen e vendit. Në fjalimin në fillim të tuining projektit për mbështetje të Prokurorisë publike, Deskoska tha se miratimi i ligjit tashmë nuk është i domosdoshëm për shkak të vazhdimit të lëndëve të PSP-së dhe transferit të tyre në PP, por nevojitet për shkak të plotësimit të detyrimeve nga Strategjia për reforma në sistemin juridik.

Marketing

“Është e qartë se pa prokurori të fuqishme dhe të pavarur, flasim kot për shtet juridik. Investimi në prokurori është investim në ndërtimin e shtetit juridik. Por, jo vetëm kjo. Prokuroritë krijojnë edhe vlerë për shtetin: i kthejnë paratë e vjedhura të qytetarëve. Kyç për ndërtimin e shtetit juridik në prokurori janë, ligjet e mira, investimet në prokurori, gjykatat, kapacitete e organeve juridike. Në këtë rast edhe një herë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend të mendojnë ku e shohin të ardhmen e vendit tonë. Nëse aspiratat e tyre evropiane janë të sinqerta dhe nëse janë të gatshëm të kontribuojnë për përforcim të shtetit juridik tek ne dhe ta japin mbështetjen për Ligjin e Prokurorisë Publike”, tha Deskoska.

Tani shtoi ajo, është e sigurt se lëndët e PSP-së do të vazhdojnë para kushteve.
Megjithatë, konsideron Deskoska, sistemi juridik tregoi se funksionon, se ekzistojnë mekanizma, të cilët pamundësojnë bllokadë dhe se për këtë është e pa efekt sjellja jokonstruktive, e kujt do qoftë nël procesin e miratimit të ligjit.

Ndoshta miratimi i ligjit tashmë nuk është i domosdoshëm për shkak të vazhdimit të lëndëve të PSP-së, por nevojitet për shkak të plotësimit të detyrimeve nga Strategjia për reforma në sistemin juridik”, potencoi ministrja e Drejtësisë në vigjilje të vendimit për datën për negociata, të gjithë t’i vendosin interesat shtetërore mbi ato partiake.