Sulmet ndaj mjekëve, Filipçe: Sigurim profesional për stafin mjekësor

Pas sulmeve të shpeshta nëpër qendrat klinike, është marrë vendim për angazhimin e agjencive private për sigurim në objektet shëndetësore kritike dhe patrulla policore para Spitalit të Qytetit.

Marketing

Kjo është konkluduar në mbledhjen mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Brendshme. Për shkak të pamundësisë për të angazhuar ushtarë për të ruajtur klinikat, në mbledhje u konkludua se mënyra më e mirë dhe më praktike do të ishte marrja me qira e sigurisë profesionale.

“Sigurimi profesional do të angazhohet në katër vendet më kritike. Njëri prej tyre është Spitali i vjetër i Qytetit. Këtu ka një numër të madh të rasteve. Ka incidente me persona të alkoolizuar. Shpesh ka aksidente automobilistike këtu. Sigurimi do të sigurojë gjithashtu Qendrën e Urgjencës në Klinikën Universitare, Klinikën e Toksikologjisë, Kardiologjisë dhe natyrisht Klinikën e Psikiatrisë, e cila ka edhe mekanizmin e saj të menaxhimit të incidenteve”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Filipçe tha se janë të parapara edhe dënime me burg për kryerjen e veprave penale të këtilla.

Në lidhje me atë se përveç sulmit ndaj mjekëve dhe punëtorëve të tjerë të shëndetit, me ligj sulmi do të trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, ministri tha se edhe me ligjet aktuale për sulm parashikohen dënime shumë të rrepta.