Arsovski: Zaevi është i frikësuar, dëshiron ta pengojë të vërtetën për “Reket”

VMRO serish doli me akuza ndaj kryeministrit Zaev. Zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski tha se Zaev me çdo kusht dëshiron të ndikojë mbi prokurorinë dhe organet gjyqësore, me qëllim që hetimi për mega-skandalin “Reket” të zvarritet dhe të harrohet.

Marketing

“Zoran Zaev është njeri i frikësuar i cili tenton që në çdo mënyrë të mundur të ndikojë mbi hetimin në rastin me oktapodin reketi për të penguar të zbulohet e vërteta se “koka” e krimit nuk është as Boki 13, e as Katica Janeva, por kreu i pushtetit të tij”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.